Frizerët e Gjilanit kanë marrë vendim që të rrisin çmimin e qethjes nga 3€uro në 4 ose 5€uro shkruan Radio Star.
Jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë se si çmimet e karburanteve, ushqimeve, transportit dhe lëndëve të para po rriten me ritme të shpejta por edhe berberët në Gjilan do të rrisin çmimet.
Prej datës 4 korrik, është paralajmëruar rritje e çmimit të qethjes së flokëve në qytetin e Gjilanit.
Nga e hëna qytetarët e komunës së Gjilanit do të japin 1 ose 2€uro më shumë për ta kryer këtë proces./radiostar/