Berberi Faton Mushica nga Gjilani ka një metodë ndryshe për prerjen e flokëve. Ai përdor flakën e shkrepsës për të kryer punë. Këtë mënyrë të punës e ka mësuar jashtë vendit ku kishte punuar 5 vite si berber.
“Qe 5 vite kam punuar në Zvicerr dhe atje kam mësuar shumë gjëra të reja, një ndër to edhe prerja e flokëve me flakë. Ky proces nuk i dëmton flokët, kush i ka flokët e gjata e të trasha ja bën me shkrepës pastaj me brisk dhe floku nuk dëmtohet”, ka thënë Mushica .
Edhe pse kjo mund të duket si diqka e frikshme, klientat e tij thonë se ndihen të sigurt në duart berberit.
“Këtu i prej flokët javë për javë, ndihna mirë dhe i sigurt në duart e tij”, ka thënë një nga klientët e tij të rregullt.