Ish-asambelisti i LDK-së, Burim Berisha, sot gjatë ditës ka mbajtur një takim me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu shkruan Radio Star.
Berisha ka propozuar iden e tij, që Kuvendin Komunal, të subvencionon fëmijët në kopshte private në vlerë 40€
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Gjilan-it.
Duke u bazuar në gjendjen e rënd ekonomike dhe kërkesat e shumëta të prindërve për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike për shkak të çmimit më të lirë, mirëpo jo për të gjithë fëmijët ka vend në kopshte publike!
Ata prindër që detyrohen të dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte private, kam një propozim..!
Unë kam propozuar një ide në Kuvendin Komunal dhe te kryesuesi z. Kushtrim Kadriu për subvencionimin e fëmijëve në kopshte private në vlerë 40€ (aq sa është çmimi në kopshtet publike).
Ky subvencionim prej 40 euro në muaj, të bëhet për 11 muaj nga shtatori deri në korrik.
Ky propozim ka për qëllim subvencionimin e asaj kategorie, ku dy prindërit bashkë kanë të ardhura nën 528 euro në muaj.
Faleminderit kryesuesit të kuvendit komunal Kushtrim Kadriu dhe 14 këshilltarëve komunal të cilët e kanë mbështetur këtë iniciativë me një seancë të jashtzakonshme me 29.09.2023 ora 13:00.
Shpresoj dhe besoj që kjo iniciativë nga unë të përkrahet dhe votohet nga gjithë këshilltarët komunal.
Gjilani mundet më mirë!