Blogerja e njohur, Kimete Berisha, ka kritkuar filmat shqiptar në vazhdën e debatit për Oscar, shkruan Gazeta Periskopi.
Berisha fillimisht ka folur pak edhe për pamjen e shqiptarëve për të cilit ka thënë se nuk dallojnë shumë mes vete, andej dhe këndej kufirit.
Tutje, Berisha ka folur pak edhe për stil e modë.
Në fund, Berisha teksa ka treguar se nuk shikon shumë filma shqip, ajo ka kritikuar ata për përmbajtjen e tyre.
Këtu keni të plotë postimin e saj:
M’i pas ly’ shminkerat shqiptarë aktoret e Oskarit, ish dasht m’u formu nga Akademia e Filmit një komision me antropologë, për m’i identifiku kush është kush.
Shqiptaret e Kosovës dhe të Shqipërisë të gjitha duken njësoj (shminkerat ua humbin identitetin).
Bukuria unike dhe origjinale mbulohet me sherk, fytyrat bëhen të animuara dhe në to nuk depërton as uji as ajri.
Faqe që nuk i kap me dy gishta; buzë që nuk puthen; flokë që nuk përkëdhelen.
Në Oskar pamë aktore milionere e miliardere, me buzë të holla, me thonj natyral, dhe me flokë të vetat.
Në Kosovë, merr kredi m’i ngjit thonjtë me disajn…
P.S. Në këtë derexhe ka përfundu’ shoqëria shqiptare: njëfarë pronaren e dyqanit të brekëve, Armina Mevlanin, e thërret Top Chanell të flas për filma në natën e Oskarit, duke qenë mijëra regjisorë, aktorë e njohës filmi…
– I kam shikuar pothuajse të gjithë filmat e nominuar për Oskar.
Ndërsa filmat shqip jo, filmat e Kosovës mbahen incognito, fshehur nga publiku, i cili i financon.
Ky është absurditeti më i madh: filmat shqip nuk kanë të drejtë t’i shikojnë shqiptarët, që me taksat e tyre financohen, por kompanitë private i përvetësojnë ata filma dhe përfitojnë nga ta…
Filma me defa, plisa, tentene, çfitelia…me mentalitet primitiv.
P.S. “I didn’t show up at the ceremony to collect any of my first three Oscars.
– Once I went fishing,
– another time there was a war on,
– and on another occasion, I remember, I was suddenly taken drunk’
~~John Ford.