Kuvendi komunal i Gjilanit, sot është duke mbajtur Seancën e jashtëzakonshme dhe pika kryesore e kësaj seance është lokacioni i ri i varrezave të Qytetit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ish-asambleisti nga radhët e LDK-së, Burim Berisha, ka reagur duke thënë se nuk ja kemi borxhë që familjarët tanë ti varrosim në fshatra serbe dhe nuk bëhet politikë me varreza.
Statusi i plotë:
Pse sot në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit Komunal, pika për lokacionin e varrezave nuk duhet të kaloj, sepse:
1. Lokacioni i varrezave është në fshatin Shillovë(Serbe) 100 metra larg nga kisha;
2. Lokacioni nuk është në Planin Zhvillimor Komunal
3. Për lokacionin nuk ka pasur asnjë debat me qytetarët e atyre fshatrave dhe qytetit;
4. Për atë lokacion nuk kemi pëlqimin e atyre lokaliteteve dhe kryetarëve të fshatërave(Shillovë, Malishevë, Kufcë);
5. Për lokacionin nuk kemi një vendim nga Këshilli i Sigurisë në Bashkësi, që lokacioni është në fshatin Shillovë dhe afër Kishës;
6. Nuk kemi pëlqim nga ana e organeve tjera të sigurisë për këtë lokacion të varrezave(Policia, KFOR);
7. Nuk keni ofruar akternativa tjera për lokacionin e varrezave;
8. Ekziston lokacioni i ri i varrezave në fshatin Velekincë i cili edhe është i përfunduar(por që me 09.12.2019, VV në Gjilan dhe disa këshilltar nga partit tjera që për interesa e tyre të ngushta dhe të disa personave të cilët kishin privatizuar toka në ato pjesë nuk e kishin votuar) dhe nga ajo kohë ne kemi mungesë të hapsirave për varrosjen e qytetarëve tanë që vdesin në Gjilan.
9. Mund të bartet rreziku i konflikteve në komunitet edhe në Gjilan.
Nuk ja kemi borxhë që familjarët tanë ti varrosim në fshatra serbe…
Nuk bëhet politikë me varreza!