Analistja, Kimete Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit Aliu për banesën e tij në lagjen më të pasur në Prishtinë, “Marigona Hill”.
Ajo ka krijuar një analogji mes Sabri Fejzullahut dhe Liburn Aliut, duke thënë se artistit i kujtohet nata e parë me shi në Prishtinë, bazuar në tekstin e një kënge të tij. Kurse ministrit Aliu nuk i kujtohet sa para ka paguar për banesën në lagjen e milionerave.
Sabri Fejzullahut i kujtohet ‘nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë, e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën! P.S. Shqiptarët deri dje edhe vezët i kanë pasur me t’numërume”, ka shkruar Berisha.
Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se Qeveria Kurti u pasurua aq shumë sa ministri i saj të mos dijë sa para paguan.
“…qe, qysh erdh dita, qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij mos me ditë sa pare e ka paguar banesën!
– Sa po ma shet banesën!