Avokati Besnik Berisha ka reaguar sërish lidhur me rastin e arrestimit të tij, të cilin e ka quajtur “të kundërligjshëm dhe arbitrar”.
Berisha ka thënë se arrestimi i tij është orkestruar nga pushteti, derisa ka vazhduar ta ofendojë prokurorin Rasim Maloku.
“Me perulje e mirenjohjen me te thelle njerezore, me lejoni t’iu falenderoj nga zemra per perkrahjen tuaj ne nje nga ditet me te trishta qe diti te orkestroj pushteti, permes nje kelyshi te veshur me petkun e prokurorit te shtetit, e qe rezultoi me arrestimin tim te kunderligjshem e arbitrar!”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Berisha ka thënë se lufta e tij për drejtësi vetëm sa ka filluar.
“Ju garantoj me cdo gje qe kam se as ne kete rast, e as ne asnje rast tjeter une as nuk jam lige e as nuk jam korite. Ju ftoj te bashkohemi kunder arbitraritetit e ta luftojme cdo dite e me cdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin! Per mua lufta per drejtesi vec sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e cojme deri ne fund sepse askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi ligjin!”, ka shkruar Berisha.