Qeveria e Kosovës, tani ka ndarë buxhetin e saj për komuna për vitin 2024 shkruan Radio Star.
Ish-asambleisti Burim Berisha, ka reaguar duke thënë se Qeveria e Kosovë dhe Komuna e Gjilanit, kanë mashtruar qytetarët rreth investimeve kapitale.
Më tutje Berisha, ka thënë se asnjë cent nuk janë ndarë për renovimin e stadiumit nga buxheti i vitit 2024, poashtu 5 milionë euro të pashpenzuara në vitin 2023 nga Komuna e Gjilanit, ato mjete tani janë bartur për këtë vit.
Shkrimi i plotë:
Edhe një mashtrim i radhës nga qeveria e Kosovës dhe komuna e Gjilanit për investimet kapitale.
Për renovimin e stadionit të Gjilanit në vitin 2024 nuk janë ndarë asnjë euro/cent nga buxheti i vitit 2024.
Në listën e buxhetin të R. Kosovës për stadionin e Gjilanit nuk ka të ndara asnjë euro/cent për vitin 2024, kurse 5,000.000.00 euro të planifikuara dhe të pa shfrytëzuara në vitin 2023, janë bartur në vitin 2024, dhe gjithashtu janë planifikuara 10 milionë euro për vitet 2025/26.
Pra ky buxhet tregon gjithashtu se stadioni i qytetit të Gjilanit nuk do të përfundojë para Nëntorit të vitit 2026 nëse fillohet tani në 2024.
Një element tjetër që duhet trajtur në këtë pikë të buxhetit për stadionin është edhe rritja e kostos së ndërtimit të stadionit të qytetit, nga 9 milionë euro që ishte planifikuar dhe me mbi 70% të punëve të përfunduara, në 16 milionë euro.
Kemi një rritje të kostos së këti projekti për 7 milionë euro, me një projekt shumë më të dobët se ai i pari dhe me 70% të punëve të përfunduara.
Këtu pos derbi të“hajnisë” nuk ka derbi tjetër.