Asambleisti i LDK-së në Gjilan, Burim Berisha, përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit të cilat kanë ndodhur në Kosovë nga Gjykata Speciale, e cila dje ka arrestuar ish-presidentin e Kosovë, Hashim Thaçin, të parin e PDK-së Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin ish-kreu i kuvendit të Kosovës shkruan Radio Star.
Shkrimi i plotë:
Jeni nisur faqebardhë në luftë duke lënë në pragun e shtëpisë familjet dhe fëmijët e juaj me lotët e shpresës se një ditë ndoshta do të ktheni përsëri…
U kthyet pas luftës faqebardhë, duke gjetur familjet dhe fëmijët me lotët e gëzimit dhe të lirisë..
Sot shkuat kokën lartë që të ktheni faqebardhë përgjithmonë për të përmbyllur shtetësinë e Dardanisë!
Disa ndihen të plotësuar vetëm me vuajtjet dhe eleminimin e të tjerëve…..
Respekt për Çlirimtarët – UÇĶ