Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.
Kurti shkroi në Twitter se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti.
Pas pak minutash, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq i reagoi, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Kurti tregoi se në dy vitet e fundit në Bruksel kanë negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, është shprehur Kurti në Twitter.