Klubi i Gjilanit ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Besart Krivanjeva, i cili më parë ka qenë pjesë e skuadrës për një periudhë të shkurtër.
Me këtë transferim, trajneri Ardian Nuhiu po vazhdon përforcimet e skuadrës, që tashmë ka afruar edhe Lorik Boshnjakun dhe Mevlan Adilin, duke sinjalizuar qartë synimet për kreun e tabelës.
Nga klubi është paralajmëruar se në ditët në vijim priten edhe zyrtarizime të tjera.