Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka folur në lidhje me qeverinë e ardhshme të vendit.
Ai është shprehur se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku, pra kryetari i LDK-së do të jetë dhe udhëheqës, pra kryeministër i asaj qeverie”, është shprehur tutje Mustafa sot në emisionin “DPT te Fidani”.