Kandidatja për deputete nga PDK, Besianë Musmurati, ka theksuar nevojën urgjente për transformim në sistemin arsimor të Kosovës.
Së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, ajo ka zhvilluar një takim me themeluesin dhe udhëheqësin e PISA-s, Andreas Schleicher, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të në qeverisjen e ardhshme.
Musmurati theksoi se Kosova mund dhe duhet të bëjë më mirë në fushën e arsimit, duke sjellë ndryshime thelbësore për të ardhmen e vendit.