Besianë Musmurati, kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, garon me numrin 25 në listën e PDK-së, duke sjellë një vizion të qartë për përmirësimin e arsimit në Kosovë. Me fokus në edukimin e hershëm, praninë e psikologëve në shkolla dhe zhvillimin e programeve të veçanta për lexim dhe matematikë, ajo synon të krijojë një sistem arsimor më gjithëpërfshirës dhe cilësor.
Në një videoprezantim, Musmurati rrëfen rrugëtimin e saj deri te kandidatura për deputete dhe synimet që ka për të ardhmen. Ajo thekson se angazhimin e saj në politikë e sheh si një mundësi për ta bërë Kosovën më të mirë, duke përmirësuar diplomacinë, shëndetësinë dhe arsimin.