Besianë Musmurati, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së me numër 25, vizitoi sot qytetin e saj të lindjes, Gjilanin, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët.
Atmosfera në lagjen Gavran ishte e mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, duke dëshmuar mbështetjen për kandidaturën e saj dhe për Bedri Hamzën si Kryeministër.
Musmurati e cilësoi këtë moment si një nga më të veçantët, duke ndarë emocionet e saj për takimin me qytetarët dhe me babain në lagjen e saj të fëmijërisë.
Statusi i plotë:
E ku ka ma mirë se me mbyllë natën bashkë me babin në lagjen e tij në Gavran? 🤩🚀Super entuziazëm e energji e pozitive në Gjilan, në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër.
✅25 Besianë Musmurati
✅131 PDK