Kompania amerikane “Center for Insight in Survery Research” pjesë e “International Republican Institute” ka pyetur shumë qytetarë në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor se në cilin shtet kanë besim më shumë.
Kjo kompani ka realizuar këtë pyetësor gjatë periudhës kohore 2 shkurt 2020 – 6 mars 2020.
Në këtë pyetësor, kosovarët kanë shprehur qëndrimin e tyre të paluhatshëm që kanë për SHBA-në, ku rezultati ka qenë se 88 për qind e të anketuarve kanë shprehur besimin se aleanca me Shtetet e Bashkuara ështv e nevojshme.
Përveç SHBA-së, të anketuarit, si vend të dytë për aleancë kanë zgjedhur Gjermaninë me 85 për qind.
Edhe sa i përket raporteve me Turqinë, kosovarët e shohin si të dobishëm bashkëpunimin me Ankaranë zyrtare.
Gjithashtu në pyetjen se kush është donatori më i madh në Kosovë, 74 % e të anketuarve kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 11% Bashkimin Evropian.
Ndërkohë në Serbi, vazhdojnë të besojnë në aleancën me Rusinë duke e konsideruar si të pafavorshme aleancën me Amerikën.
Në Bosnje më shumë kanë besim në Turqinë, derisa në Mal të Zi nuk kanë ndonjë preferencë të theksuar për ndonjërën prej fuqive botërore.