SC Gjilani ka zyrtarizuar prurjen e saj më të re në këtë afat kalimtarë i cili është mbrojtësi Besir Ramadani.
Skuadra gjilanase ka treguar se Ramadani, do të jetë pjesë e saj deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi.
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besir Ramadani.
Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
23 vjeçari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Prishtina, derisa më parë ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin e nisi edhe karrierën si futbollist.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Ramadanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.
Zyra për shtyp
02 Shkurt, 2024