Besjana Rexhepi dhe Kastriot Veselaj privohen nga e drejta e Përfaqësimit Ndërkombëtar të Arsimit Kosovar, në Kasablanka të Marokos, shkaktar zero përkrahje nga MASHT-i dhe Vizat si problem Politik
Me tërë përpjekjen e tyre disa mujore dhe përzgjedhjen e tyre në mesin e shumë shteteve Arabe Besjana Rexhepi dhe Kastriot Veselaj arritën fillimisht të përzgjidhen si pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare mbi Edukimin: “Rethinking Education-Innovative Teaching and Learning Conference” që parashihej të mbahej më datë 11 dhe 12 Dhjetor, 2019, pranë Universitetit “Hassan I” të Kasablankës në Maroko. Me të marrë konfirmimin e pranimit në këtë konferencë që nga muaji shtator këta mësimdhënës inicuan kërkesa të shumta që kishin të bënin me përkrahjen financiare të udhëtimit në këtë vend. Kërkesat ishin të shumfishta si në institucione komunale, në DKA-të, nga vinin që të dy, në Suharekë dhe në Viti, poashtu edhe në organizata dhe drejtë e në MASHT poashtu.
Me parashtrimin e këtyre kërkesave Besjana dhe Kastrioti nga organi më i lartë i arsimit, më saktësisht nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nuk morën as edhe të paktën një përgjigjie se a do të përkrahen financiarisht për udhëtimin në Maroko, e lërë më të kenë mbështetje morale se po përfaqësonin jo vetëm veten e tyre, por dhe tërë shtetin në tërësi, duke i dhënë rast vendit, gjegjësisht Kosovës që të përmendet në shtetin e Marokos. Përkundër kësaj në rastin e tyre këta të dy hasën edhe në ndasi dhe dallime komunale, kur Besjana u përkrah financiarisht nga komuna e saj, ndërsa Katrioti jo, një fakt që bëri të kuptoj se sa janë të gatshme fillimisht komunat të përkrahin individët që promovojnë shkencë jashtë vendit, e më pastaj sa nga organet më të larta shtetërore, deri në Ministri të Arsimit, më saktësisht.
Në rastin konkret çështja në fjalë le për të kuptuar se në Kosovë nuk lobohet për shkencë e lëre më të përkrahen individët e tillë që përfaqësojnë vendin jashtë vendit. Veçmas kësaj të qenurit kërkues shkencor bën që të privohemi edhe nga vizat, një proces ky që shumë të ri, e të reja vazhdon t’i lë jashtë pjesëmarrjeve të shumta ndërkombëtare, siç dhe vlerësojnë mësimdhënësit e privuar nga e drejta për t’u pajisur me viza për këtë shtet, rrjedhojë e së cilës ishte mungesa e konsulatës për shtetin e Marokos në rrethin e Ballkanit.
Përkundër kësaj Besjana dhe Kastrioti vlerësojnë se indikatorë të një morie dështimesh në procesin arsimor në Kosovë, janë edhe mungesa e përkrahjeve të individëve për të eksploruar në botën e shkencës, shkaktarë këta që bëjnë që si shtet të kemi një proces destabil edukativo-arsimor.
Në fund me një mesazh konsolidues dhe sensibilizues Besjana Rexhepi dhe Kastriot Veselaj theksojnë:
“Nëse për një udhëtim, trajnim apo seminar jashtë vendit merrni mëditje vetëm pse do të jeni prezentë ju të thirrurit “Institucionarë”, atëherë përvilni mëngët që MOS të kërkoni ekspertë jashtë vendit, përgjigjuni vetë detyrës në fjalë, pasi SHKENCA për JU NUK KA RËNDËSI…”