Ish Këshilltarja Komunale Besjana Rexhepi nga komuna e Vitisë, ndonëse vetëm 27 vjeçare përmbyll vitin 2018 me 3 libra të botuara, një nga fundi i vitit 2017 dhe 2 po në këtë vit.
Dhuntia dhe përkushtimi i saj i zellshëm studimor që nga studimet themelore e deri në ato të Doktoraturës e gjen Besjanën me 3 botime profesionale ndërkombëtare; 2 në Gjermani ( “Përkushtimi dhe Detyrat e Mësimdhënësve përgjatë Punës së Tyre”, “Puna me Klasa të Kombinuara në Shkollat e Arsimit Fillor”) dhe 1 në SHBA (Pozita e Nxënësve të Talentuar në Anamoravë”) , botime këto që në vetvete trajtojnë problematika pedagogjike aktuale të sferës së arsimit kosovar, por edhe atij botëror, gjithnjë duke shtjelluar dhe këshilluar stafin e mësimdhënësve se si duhet ardhur te ndryshimet pozitive konform problematikave ekzistuese të shkollave dhe sistemit arsimor në Kosovë.
Në librat e saj çdo pedagogë dhe hulumtues ka mundësi që të shtjelloj dhe verifikoj statistikisht se si qëndron gjendja në arsim në komunën e Vitisë, kundrejt shqyrtimeve që përmbajnë këto libra.
Besjana sukseset e saja veçmas familjes së saj, ia dedikon dhe komunës së saj prej nga vjen, me qëllimin e vetëm për të proklamuar se edhe Vitia ka kuadro të mirëfilltë edhe në sferën pedagogjike, madje me një super përgatitje profesionale.
Besjana Rexhepi nga komuna e Vitisë, ndonëse vetëm 27 vjeçare përmbyll vitin 2018 me 3 libra të botuara.
Ndani këtë artikull