Besnik Krasniqi arrin 100 ndeshje me Dritën
Mbrojtësi ansorë Besnik Krasniqi ka zhvilluar sot ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Dritës në të gjitha garat. Që nga transferimi i tij, Krasniqi ka qenë një prej lojtarëve kyç të ekipit gjilanas.
Klubi ka falënderuar Besnikun për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe i ka uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij me Dritën. Një moment i veçantë për lojtarin dhe klubin, duke theksuar rëndësinë e tij në arritjet e deritanishme të ekipit.
Postimi nga FC Drita:
Besnik Krasniqi 100 ndeshje me ne
Sot në javën e 16-të të Albi Mall Superliga zëvendës kapiteni i ekipit Besnik Krasniqi arriti ndeshjen e 100-të me klubin ne në të gjitha garat.
Drejtori gjeneral i klubit z.Feti Murseli u përkujdes që para ndeshjes ta uroj zv.kapitenin Krasniqi me simbolikën e numrit të ndeshjeve jubilare në klub.
Edhe shumë ndeshje me ne Besnik Krasniqi dhe shumë suksese së bashku.
FC DRITA💙