Sot skuadra e Dritës ka fituar si mysafir ndaj Dukagjinit, por ndodhi ajo që më së paku është pritur nga lojtari i Dritës, Besnik Krasniqi shkruan Radio Star.
Tifozët “Intelektualët”, pas përfundimit të ndeshjes kanë shprehur pakënaqësit e tyra ndaj Besnik Krasniqit, i cili është hera e dytë që nuk do të luaj kundë Prishtinës, për shkak se para ndeshjës kundër ish ekipit tij ai ndëshkohet me karton të kuqë.
Në minutat e fundit të ndeshjes Besnik Krasniqi, ndaj Dukagjinit u ndeshkua me kartonin e kuq duke mos u paraqitu në ndeshjen e të mërkurës ndaj ish skudrës së tij Prishtina.
Tifozët e shumtë pas lojës kanë komentuar në faqen zyrtare të klubit, duke shprehur pakënaqësit e tyre ndaj futbollisiti të Dritës për marrjen e kartonit të kuq në këtë ndeshje dhe mos paraqitjen ndaj Prishtinës.
Të shumtë janë tifozët të cilët e vënë në pikpytje paraqitjen e tij ndaj Prishtinës, tifozët me komentet në faqe e klubit, duke shprehur pakënaqësit për mënyrën e sjelljes gjithmonë në prag të ndeshjes me Prishtinën.
Tifozët në ndeshjen e parë kampionale e arsyetuan por jo edhe të mërkurën ku Drita do ta pret në shtëpi Prishtinën./RadioStar/