Të nderuar qytetarë,
Faleminderit për përkrahjen dhe mbështetjen që ia dhatë Lëvizjes Vetëvendosje.
Jam me fat dhe krenar që isha pjesë e një referendumi historik, të mbajtur më 28 dhjetor, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti mbi 51% të votave – një rekord në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.
Në një fushatë të jashtëzakonshme, e cila zgjati rreth 10 ditë, si kandidat për herë të parë, i falënderoj 13.640 herë aktivistët, qytetarët dhe ju mërgatë e dashur, për besimin dhe përkrahjen e dhënë.
Ky besim është përgjegjësi dhe motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
Me respekt dhe dashuri,
Besnik Shala









