Besnik Shala i lindur më 28.02.1987 në Gjilan, ka përfunduar fakultetin Ekonomik drejtimi Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës.
Studimet Master në drejtimin E-Qeverisje i ka përfunduar në Universitetin Kadri Zeka.
Ka menaxhuar një kompani private për 10 vite.
Aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për 16 vite me radhë, anëtar i kryesisë tash e 5 vite, delegat i këshillit e poashtu edhe anëtar i Komitetit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Si asamblist zotohet se do të ngris tema që janë në të mirë të qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e rinisë, sportit e kulturës, si dhe do të angazhohet që investimet të bëhen në mënyrë të barabartë në lagjet dhe fshatrat e qytetit.
Besnik Shala mbanë numrin 7, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!