Besnik Shala, asamblisti i zgjedhur në zgjedhjet e 12 nëntorit, tashmë është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës. Ai njihet si një figurë me integritet të lartë, i përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve dhe i angazhuar për zhvillimin e komunitetit.
Përmes punës së tij të palodhur, Besnik Shala ka treguar gjithmonë qasje të drejtëpërdrejtë dhe transparente, duke i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe profesionalizëm. Kapaciteti i tij intelektual dhe njerëzor i ka mundësuar të fitojë besimin e qytetarëve dy herë për përfaqësim në Kuvendin Komunal të Gjilanit, një arritje që dëshmon për vlerën dhe reputacionin e tij si udhëheqës lokal.
Si një aset i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Shala është përkushtuar gjithmonë në ngritjen dhe zgjidhjen e çështjeve të qytetarëve dhe banorëve të Gjilanit. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe aftësia për të përfaqësuar në mënyrë efektive interesat e qytetarëve e bëjnë atë një kandidat ideal për Kuvendin e Kosovës.
Figura si Besnik Shala janë të domosdoshme për Kuvendin, pasi ata sjellin një zë të fortë dhe të ndershëm për qytetarët, duke siguruar që nevojat dhe shqetësimet e Anamoravës të dëgjohen dhe trajtohen me seriozitet. Për qytetarët dhe komunitetin lokal, përfaqësimi i tij në nivel qendror është një vlerë e shtuar, duke kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimit të interesave të qytetarëve./Radio Star/







