Shëndeti mendor luan rol të madh në mënyrën se si njerëzit ndihen, sillen dhe mendojnë këtu kemi të bëjmë nga këndvështrimi i modelit biologjik, psikologjik dhe social.
Sipas OBSH-së, “Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe frutdhënëse dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij”.
Kur flasim për shëndetin mendor kemi të bëjmë me mënyrën e të menduarit, mënyrën e zgjidhjes së problemeve, gjendja psikologjike e individit, mënyra e reagimit dhe komunikimit në raport me të tjerët.
Njeriu varësisht nga situatat e ndryshme edhe ndryshon, reagon sepse përjeton dhimbje, lëndim, gjallërim emocional por duke konsideruar vetën se jemi emocionalisht të shëndetshëm me psikikën tonë për rëndësinë e shëndetit, vet vlerësimin për veten, ndjenjën e vetëbesimit e cila është një komponent vendimtar për mirëqenien mendore dhe emocionale situata e ndryshme dhe krizat emocionale, sociale tejkalohen.
Të jesh emocionalisht i shëndetshëm do të thotë që reagimet të jenë të arsyeshme, të mos kemi ngritje dhe rënie emocionale. Sipas psikologut (James, 2014), kur jemi emocionalisht të shëndetshëm, kemi një kod tonin etik të përhershëm, sipas të cilit dallojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
Shëndeti mendor dhe emocional luan rol të rëndësishëm në situate të ndryshme në mënyrën e tejkalimit të krizave, sfidave vështirësive të ndryshme të cilat njeriun e kaplojnë e bëjnë të reagojnë dhe organizmi i njeriut të ndryshojë.
Çdo ditë njerëzit përjetojnë kriza të ndryshme personale apo edhe situata të ndryshme stresuese në punë, humbja e një personi të afërt, konfliktet e ndryshme familjare, sociale, divorcet, përjetimi i ndonjë sëmundje të rëndë etj., të gjitha këto ndikojnë në botën psikike të individit si dhe rëndojnë gjendjen psiko-emocionale.
E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stres, depresion, ankth për shkak të ngjarjeve shqetësuese e traumatike, si në nivel global ashtu edhe në atë individual.
Disa nga çështjet e shëndetit mendor të cilat ndikojnë pozitivisht te individi, familja dhe shoqëria janë:
Aftësia për të kuptuar vetën, mënyra e analizimit të ngjarjeve, situatave të ndryshme nëpërmjet shqyrtimit të së kaluarës se pse mendoni, ndjeni dhe veproni në një mënyrën të caktuar.
Të jetuarit në të tashmen dhe pretendimet për të ardhmen, aftësia për të pasur një vetëdije të fort për unin, për identitetin.
Marrëdhëniet tolerante e të ndërsjella, aftësia për të ndërvepruar lirshëm, pa u shqetësuar, me një nivel të kënaqshëm, aktiv, bashkëpunues, komunikues, tolerant, kreativ etj.
Mënyra e të jetuarit sipas vlerave në të cilat besojmë dhe jo në bazë të vlerave të imponuara.
Gjallëria dhe argëtimi, aftësia për të shijuar dhe jetuar jetën.
Aktivitete të ndryshme rekreative, stimuluese të cilat e bëjnë organizimin të lëviz menaxhoj dhe sfidojë problemet dhe mendimet negative të cilat e rëndojnë gjendjen psikologjike të individit.
Kur njeriu ndodhet para vështirësive të ndryshme, situatave të ndryshme që ngarkojnë proceset kognitive, emocionale është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihma, mbështetja psikologjike duke trajtuar sfidat dhe vështërsit e paraqitura, duke diskutuar për mënyrën e tejkalimit të problemit dhe sfidave duke shikuar nga një këndvështrim racional se ekzistojnë mënyrat e tejkalimit të vështirësive të ndryshme dhe se zgjidhja më e mirë është përpjekja për ta zgjidhur, përpjekja për të ofruar alternativa të ndryshme që sjellin progres, zhvillim, harmoni për vetën dhe te tjerët.