Administratorët e faqes në Facebook të ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdojnë të postojnë materiale nga veprimtaria e Thaçit.
Për 28 nëntor, kjo faqe ka postuar urimin e Thaçit për Ditën e Flamurit që e kishte bërë vite më parë.
“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare…I uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë. Hashim Thaçi, 2017, 2025, Foto: Astrit Ibrahimi”, thuhet në postim.










