Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë përgjegjës ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nga Vetëvendosje për keqmenaxhimin e pandemisë ku sot janë shënuar 888 raste të reja me Covid 19. Ai ka thënë se Arben Vitia ka ikur nga betimi që ka dhënë si mjek dhe tani vëmendjen e ka vetëm tek pushteti në Prishtinë, duke ilustruar këtë reagim me foto që Vitia po bënë me modele. Reagimi i plotë i Betim Gjoshit në Facebook: Dje 562 raste, e sot 888. Keqmenaxhimi me pandeminë po na çon në greminë. Nëse do të ishte kaq i interesuar dhe i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve, Arben Vitia do t’i përkushtohej vetëm detyrës që e ka marrë. Por, jo! Vitia po e lë shëndetin e qytetarëve buzë greminës dhe do t’i përkushtohet zgjedhjeve për Prishtinë. Asnjë doktor i vërtetë nuk do ta braktiste shëndetin e qytetarit.
Betim Gjoshi: Keqmenaxhimi i pandemisë nga Arben Vitia po e çon Kosovën në greminë
Ndani këtë artikull