Lajme te mira edhe në ditën e tretë te Kupës Botërore dhe Ligës se te rinjve qe po mbahet ne Umag te Kroacisë, 4-7 korrik 2019.
U fituan edhe dy medalje te bronzta
Përfaqësuesja e Kosovës arrit te fitoi edhe dy medalje te bronzta në Kupën Botërore dhe Ligën e te rinjve me konkurrencë shumë te fort.
Betim Maliqi i bronztë junior deri në 68 kilogram fitoj nga garuesi i Suedisë, 8:0, garuesin e Holandës 8:0, Rusisë 7:3 dhe humbi nga finalisti i kësaj kategorie garuesi nga Azerbejgjani me piken me epërsi (SENSHU) ku rezultati ishte baras 2:2 për te vazhduar garën për vendin e tretë (Repasazh) ku mundi garuesin nga Jordania dhe në finale për medaljen e bronzte fitoi nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Po ashtu i bronztë edhe Islam Selmani në U14 deri në 40 kilogram, mundi garuesin nga Rusia, Bullgaria dhe humbi nga kampioni i kësaj kategorie garuesi nga Ukraina, për te vazhduar në garën për medaljen e bronztë (vendin e tretë-Repasazh), fitoi nga garuesi i Hungarisë11:1, Malit te Zi dhe në finalen e medaljes se bronztë mundi garuesi nga Norvegjia me rezultat maksimal 8:0.
Albulena Gervalla, u rendit e 5-ta, në kategorinë U21 deri në 55 kilogram, fitoi nga garuesja e Hong Kongut, Sllovakisë, Sllovenisë, humbi në finalen e tatimit nga garuesja e Holandës. Kurse ne garues për vendin e tretë (Repasazh) në finale humbi nga garuesja e Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës deri me tani fitoj 7 medalje prej tyre 2 te arta dhe 5 te bronzta.