Sportisti ynë i talentuar, Betim Maliqi, ka arritur një sukses të madh duke u kualifikuar në finale të Kampionatit Mesdhetar në karate dhe duke u shpërblyer me medaljen e argjendtë.
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Maliqi arriti këto rezultate në rrugën drejt finales:
•Kosovë vs Qipro – fitore 9:2
•Kosovë vs Greqi – fitore 4:3
•Kosovë vs Francë – fitore 4:1
•Kosovë vs Itali – barazim 0:0
(hantei 2:3)
Edhe pse u ndal në finale, paraqitja e tij mbetet një arritje e madhe, duke e vendosur Kosovën sërish në hartën e sukseseve ndërkombëtare në karate.
Pas suksesit, trajneri i tij Agron Tusuni u shpreh:
“Jam krenar për këtë arritje të jashtëzakonshme, e cila është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhshme që Betimi ka treguar.”
Urime për medaljen e argjendtë, Betim!
Suksese në sfidën e radhës – Kampionatin Botëror!