Në fushatën e vaksinimit kundër Covid, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të marrë një dozë të re të vaksinës, të pestën, sipas mediave të huaja.
Ky është një version i përditësuar i vaksinës kundër varianteve të reja të virusit.
Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë duke shpjeguar se presidenti do të vaksinohet në një përpjekje për të inkurajuar qytetarët amerikanë që të marrin pjesë në fushatën e re të vaksinimit përpara sezonit të dimrit.