Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë.
Në këtë letër, veç urimeve, Bideni i kërkon atij edhe dialog për njohjen e Kosovës.
“Teksa shënojmë 140 vjetorin e partneritetit mes dy vendeve tona, SHBA-ja mban angazhimin e saj të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapat e fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit dërguar Vuçiqit. /Zëri/