Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 29.11.2024 – 05.12.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë (959) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i pesë (5) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, vozitja në kushte moti me shi dhe mjegull kërkon kujdes të shtuar për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë andaj:
• Redukto shpejtësinë: Udhëtimi me shpejtësi të ulët do t’ju ndihmojë të reagoni më shpejt në raste emergjente dhe të ruani më shumë kontroll mbi makinën,
• Mbaj distancën e sigurisë: Në mot me shi dhe mjegulla, mund të jetë më e vështirë të ndalosh në kohë, ndaj duhet një distancë më e madhe për të pasur kohë të reagosh.
• Përqendrohu dhe shmang shpërqendrimet: Sigurohuni që të jeni të përqendruar gjatë vozitjes, sepse kushtet e motit të keq kërkojnë një vëmendje të plotë. Mos përdorni telefonin ose ndonjë shpërqendrim tjetër.
• Kontrollo gomat dhe sistemin e frenave: Gomat e lëmuara dhe sistemet e frenimit të dëmtuara janë më të rrezikshme në kushte shi dhe mjegulle.
• Mos bën manovra të papritura: Vozit me qetësi dhe mundohuni të parashikoni veprimet e automjeteve të tjera dhe rrethin.