Rënie e numrit të rasteve të reja me Covid-19 është shënuar në javët e fundit në Kosovë.
Megjithëse shqetësuese po vazhdon të mbetet numri i madh i viktimave. Tashme 600 persona kanë humbur betejën me Coronavirusin. Që nga muaji mars kur u raportuan rastet e para, deri më tani në Kosovë janë shënuar 14 mijë e 692 raste pozitive nga 58 mijë 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka shkuar në 600, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima.
Aktualisht numri i personave që janë shëruar nga ky virus ka shkuar në 11 mijë e 585, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 507.