Sipas Ministrisë së Shëndetësisë masat e ndërmarra për luftimin e virusit COVID-19 ishin të suksesshme.
Janë bërë pothuajse një muaj që nga data kur masat e reja kundër korona virusit hynë në fuqi.
E me vendim të Qeverisë në bazë të numrit të të infektuarve u bë edhe ndarja e komunave në tri zona.
Gjithashtu në bazë të kësaj ndarjeje u ndalua edhe qarkullimi i njerëzve pas orës 19 deri në orën 5.
Por sa ishin efektive në parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19 këto masa?
Është Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë ai që thotë se këto masa rezultuan të jenë efektive.
Madje nga Ministria e Shëndetësisë e bënë të ditur që edhe numri i të hospitalizuarve nëpër Qendra Spitalore është zvogëluar.
Nga gjithsejtë 802 pacientë të shtrirë në spitale, 545 nga ta janë duke marrë trajtim për Covid-19.
Ndërkohë në fillim të muajit dhjetor ishin 666 pacientë të infektuar në QKUK dhe Spitale të Përgjithshme në nivel të Kosovës.
Por sipas infektologut Ilir Tolaj edhe pse masat dolën të kenë efekt, Kosova nuk është vend i tillë që të mund t’i përballojë pasojat e këtyre masave.
Por ndryshe mendon Fitim Uka deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveria pritet që brenda kësaj jave të vendos masa të reja, për të përballuar pandeminë COVID-19.