Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet e naftës për të martën.
Sipas MINT-it, të martën ka rënie të çmimeve të naftës dhe gazit për 1 cent, ndërkaq çmimi i benzinës mbetet i njëjtë sikur të hënën.
Të martën një litër naftë do të kushtojë maksimumi 1,78 euro, derisa një ditë më parë ishte 1,79 euro.
Çmimi tavan për një litër benzinë të martën është 1,41 euro, njëjtë si një ditë më parë.
Ndërkaq çmimi maksimal i gazit është 0,74 euro, derisa të hënën ishte 0,75 euro.
Shtrenjtimi i derivateve ka marrë hov që nga fillimi i tetorit. Më 30 shtator, një litër naftë kushtonte 1.61 euro.