Gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.