Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, është takuar sot me Drejtoreshën e Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirijana Zymberajn.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, ku ka njoftuar se është folur për procesin e therjes së kurbanëve.
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.