Këtë herë nuk do të ketë fare falje të Namazit të Fitër Bajramit, shkaku i pandemisë COVID-19.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
Ai nuk ka komentuar fare idetë që namazi të falet në stadion, shesh ose që për faljen e namazit të shfrytëzohen edhe kishat. Shkurt ka thënë se nuk do të ketë as falje e as pritje të Bajramit.
“Jo, nuk do të ketë̈ as falje dhe as pritje të Filtër Bajramit”, ka thënë Sadriu për Express.