Këshilli i Bashkësisë Islame, në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkëtarit të BIK-ut, Bahri Rexha, sipas të cilit, janë zhdukur 166 mijë euro.
Anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Bahri Sejdiu, tha se deklaratat e ish-arkëtarit Rexha janë të pabazuara dhe nuk mbështeten në prova dhe fakte.
“Padinë civile për kompensimin e demit të shkaktuar nga veprimet e dyshuara të ish-arkëtarit z. Bahri Rexha, bazuar ne provat përkatëse; si dhe Kallëzim penal pranë organeve te prokurorisë për veprat penale te dyshuara që kanë rezultuar nga veprimet e tij. Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, fton organet kompetente, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, që te trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm, ne mënyrë qe e vërteta te dalë ne pah dhe të merren masat ligjore te nevojshme ndaj çdo shkeljeje të konstatuar. Në përmbyllje të kësaj, ritheksojmë se çdo deklaratë e bërë nga ish-arkëtari, z. Bahri Rexha është e pabazuar dhe nuk mbështetet në asnjë provë ligjore. Këshilli i Bashkësisë Islame mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, mbrojtjes se interesave të besimtarëve dhe respektimit te ligjit”, ka thënë Sejdiu.
Ndërkohë, avokati Florim Shefqeti tha se ndaj ish-arkëtarit, që dyshohet se keqpërdori, është paraqitur padi dhe kallëzim penal.
“Ideja është që të bëhet njoftimi i besimtarëve personi që dyshohet që ka keqpërdorur, nuk ka asnjë lloj keqpërdorim ndërsa ndaj atij që dyshohet përballet me fakte. Është fakti që ka pasur tërheqje të mjeteve 11 mijë dhe për 17 mijë euro nga ai person por nuk dihet se nga ka shkuar dhe për këtë merret procesi ligjor. Nuk ka shkelje përveç atyre qe janë bërë me kallëzim penal. Dyshimi kryesor është ai nga kallëzimi penal nga zotri Rexha, kjo nuk do te thotë që nuk mund të plotësohet në të ardhmen”, ka thënë avokati.