Një nga pesë shtyllat e fesë islame është edhe shkuarja në Haxh e besimtarëve myslimanë.
Haxhi është pelegrinazhi vjetor që bëhet nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite. Ai zhvillohet gjatë muajit Dhu al-Hixhah, i cili është muaji i fundit i kalendarit islamik.
Çdo vit, miliona myslimanë nga e gjithë bota bëjnë udhëtimin për në Mekë. Por, kosovarët të cilët duan ta kryejnë këtë obligim fetar do të paguajnë çmime marramendëse, përcjell Demokracia.com.
Derisa më herët çmimi për aranzhim të vizitës në Haxh ka qenë 4100€, Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që këtë vit çmimi të jetë 5700€.
Kjo është bërë e ditur nga BIK.