Sot nga ora 11:00, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e Festës së Kurban Bajramit në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë.
Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut, i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice.
Simbolikë tjetër e kësaj feste është therja e kurbanëve dhe dhuratat për të varfrit.