Namazi i Kurban Bajramit do të falet, po ashtu xhumatë dhe namazi ditor do të vazhdojnë të falen nëpër xhamitë e Kosovës.
Kështu ka thënë sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
I kontaktuar nga KosovaPress, sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu ka thënë shkurt se vendimi i marr ditë më parë nga kryesia e BIK-ut për faljen e namazit të Kurban Bajramit mbetet në fuqi.
“Nuk ka ndryshim, vendimi për falje mbetet në fuqi. Po ndryshoj ky vendim do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për KosovaPress, sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.
Qeveria e Kosovës ndër masat e marra kundër COVID-19 ka ndaluar pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.