Janë vënë në pranga këtë të enjte nga Policia e Tiranës tre persona, të cilët akuzohen për shitje të paligjshme të biletave për ndeshjen e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Në momentin e arrestimit, të dyshuarve iu gjetën me vete edhe bileta.
E shtuna e 7 qershorit, rezervon një nga duelet me të zjarrta të Ballkanit, siç është përballja Shqipëri-Serbi. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Interesimi për këtë ndeshje ka qenë tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta nga tifozët.