Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, e cila do të zhvillohet më 24 shtator 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja është paraparë të nisë në orën 20:45, ndërsa tifozët tashmë mund t’i sigurojnë biletat përmes platformës online të shitjes.
Çmimet variojnë në varësi të tribunës:
* Veri dhe Jug: 20 euro
* Lindje: 30 euro
* Perëndim: 50 euro
* VIP: 150 euro
Biletat mund të blihen online përmes platformës së autorizuar të shitjes.










