Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë, në datat 3 dhe 4 korrik 2023.
Clinton dhe delegacioni që e shoqëron, do të mbërrijë në Tiranë të hënën pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Clinton, do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do ta nderojë Clintonin.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Clintonit me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit./GazetaSinjali/