Në emisionin RTK Prime mbrëmë të ftuar ishin, Sami Salihu, Nevzad Lutfiu dhe Ragmi Mustafi për të diskutuar gjendjen e krijuar në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Mustafi është sjell në mënyrë të pa edukatë gjatë gjithë emisionit duke i ndërhyrë në shumë raste gjatë fjalimeve të tyre, por si duket në fund humbi kontrollin dhe nuk arriti të beje ball akuzave të cilat drejt tij, për dyshimet se ka keqpërdorur fondin e taksapaguesve kosovarë.
“Kshyre burr i botës për mu nuk del bir none edhe bir ku.ve qofsh edhe t’i qe mun me shti dorën në xhep temin” ka thene mes tjerash Mustafi.
Ndërkohë drejtuesi i emisionit RTK Prime ka reaguar duke e ndaluar qe mos te ketë ofendime dhe i ka kërkuar Mustafit që të kërkojë falje publike, por qe Mustafi nuk ka pranuar dhe drejtuesi është detyruar ta ndërpresë programin i cili duhej të zgjaste edhe 15 minuta.