Të hënën zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Përfaqësuesit shqiptar në Luginë i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që t’i vizitojnë ata.
Por, këtë do ta bëjnë varësit e tij.
Vizita e tyre vjen në kohën kur në Kosovë pritet të vijë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
Bërnabiq vjen në Kosovë me lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Shikoni agjendën e plotë të vizitës së Bislimit dhe Nagavcit, në Luginën e Preshevës:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë
15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës
17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc