Pas ndeshjes mes SC Gjilanit dhe Malishevës, ku futbollisti Oltion Bilalli pësoi një lëndim serioz, mjeku i klubit, Dr. Arben Bislimi, ka ngritur shqetësime serioze rreth kushteve në të cilat zhvillohen ndeshjet në stadiumin e qytetit.
Në një prononcim Dr. Bislimi theksoi se terrenti sintetik në Gjilan ka qenë një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së futbollistit.
“Terreni sintetik në Gjilan ka qenë faktor në përkeqësimin e gjendjes së Oltion Bilallit”, u shpreh mjeku i SC Gjilanit.
Ai shtoi se ky lloj terreni, në raste të ngarkesës së lartë fizike, rrit rrezikun për lëndime serioze te futbollistët, sidomos kur bëhet fjalë për dëmtime në nyje, ligamente apo muskuj shkruan Radio Star.
“Edhe fusha sintetike në Gjilan ka ndikuar në lëndimin e rëndë që pësoi futbollisti,” nënvizoi Dr. Bislimi.
Ky reagim vjen si thirrje për institucionet qeveritare, komunale dhe drejtuesit e futbollit që të rishqyrtojnë gjendjen e infrastrukturës sportive në qytet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të sportistëve.