Miratimin e tekstit mbi liberalizimin e vizave për Kosovën sot nga ambasadorët e BE-së, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e quajti hap tejet të rëndësishëm.
Ai tha se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit evropian.
“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Bislimi.
“Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”, shkroi ai në Facbook.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.
Ndryshe, sot, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë adoptuar tekstin e miratuar nё mes tё Komisionit Evropian dhe Këshillit tё BE-sё nё lidhje me liberalizimin e vizave pёr Kosovёn.
Sipas tekstit tё miratuar nё Trialog, qytetarët e Kosovës do tё gёzojnё lirinë e lёvizjёs nё zonёn Schengen paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, por nё çdo rast jo më vonë se më 1 janar tё vitit 2024.
Me miratimin nga ana e ambasadorëve, tani mbetet qё kёtё vendim mbi liberalizimin e vizave ta votojnё dy institucionet kryesore: Parlamenti Evropian nga njёra anё si dhe Këshilli i Ministrave tё BE-sё nё anёn tjetёr./rtklive/