Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se nga nesër do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.
Ai tha se në fazën e parë të zbatimit të ligjeve, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisjen me materiale informuese rreth procedurave dhe rregullave specifike. Kjo pritet të zgjasë deri më 15 mars. Bislimi theksoi se do të fillojë zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave.
“Nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet. Në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartëpërmendura. Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.










